Të pranishëm në “San Siro” për derbin e Madoninës, Silvinjo dhe ndihmësit e tij takojnë Kristjan Asllanin


Postuar: Shkurt 3, 2025 | 13:05

Në kuadër të turit të monitorimit të lojtarëve shqiptarë që luajnë në Europë, stafi teknik i Kombëtares u ndal këtë fundjavë në Milano, ku u zhvillua derbi i Madoninës, Milan-Inter.

WhatsApp-Image-2025-02-02-at-8.11.43-PM-1536x1152

Stafi Teknik i Kombëtares, i përbërë nga trajneri Silvinjo dhe dy asistentët, Doviva dhe Pablo Zabaleta, ishin të pranishëm në “San Siro” për të ndjekur nga afër paraqitjen e mesfushorit shqiptar të Interit, Kristjan Asllani.

Pas përfundimit të ndeshjes, stafi teknik zhvilloi një takim me Asllanin ku diskutuan mbi ecurinë e tij te klubi, formën aktuale dhe përgatitjet për grumbullimin e ardhshëm të Kombëtares për kualifikueset e Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link