
Postuar: Shkurt 1, 2025 | 22:44
Trajnerët e Kombëtares shqiptare, Silvinj-Doriva, ishin të pranishën pasditen e sotme në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” ku ndoqën nga afër duelin mes Dinamos dhe Skënderbeut që përfundoi në barazim 1 me 1.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, zyra e shtypit pranë FSHF-së bën me dije se Silvinjo dhe Dorival Guidoni Junior, e ndoqën ndeshjen nga afër, në kuadër të vëzhgimit të futbollistëve të ndryshëm që janë në vëmendjen e tyre për kualifikueset e Botërorit 2026.
PANORAMASPORT.AL
