Takimi në shesh, Rama: Vëmëndja ime për Tiranën do të jetë e pandërprerë. Për Veliaj, do të shprehet drejtësia


Kryeministri Edi Rama gjate fjales se tij ne  “Sheshi Skënderbej” para 6 mije punonjesve te bashkise u shpreh se  ashtu siç transformuan Tiranën në 25 vite, po transformojnë dhe reformojnë Drejtësinë në Shqipëri. “Secili nga ju përfaqëson një skuadër të madhe që nuk duhet të shfaqet në territorin e një pushteti të pavarur, si pushteti i drejtësisë. Unë nuk mendoj ndryshe nga ju këtu për ndërprerjen e kontratës së kryeqytetit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg dhe kjo kambanë duhet të bjerë për ata që duhet të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit e jo më me të pandehurit dhe lërë pastaj për të fajtorit. E papajtueshme logjikisht dhe e papajtueshme për çerek milioni qytetarë që e kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë që të rrijë në zyrë dhe jo të mbyllet brenda qelisë”, tha ai.

Dhe më tej këmbënguli te reforma në drejtësi dhe transformimi që është në proces. “Ashtu siç e transformuam Tiranën nga një ferr në qytet evropian, me vizion kurajo dhe mundime të mëdha, ashtu kemi vendosur të transformojmë edhe drejtësinë në Shqipëri. Ashtu siç shembëm ato ngrehina të shëmtuara që kishin varrosur parqet me ujëra të zeza, ashtu kemi shembur edhe arkitekturën e vjetër të Drejtësisë dhe me Vettingun e kemi pastruar pjesën e vjetër të kalbur të drejtësisë dhe nga ata që trashëguam Tiranën e 25 viteve më parë”, theksoi kryeministri.



Source link