Takimi me drejtuesit e Juventusit, Dushan Vlahoviç luan të ardhmen në 6 muaj


Postuar: Shkurt 4, 2025 | 21:47

oli ndaj Empolit, edhe pse erdhi pas shumë kohësh në shtëpi, nuk ishte një gol feste për Dushan Vlahoviçin. Kjo gjë u vu re edhe te reagimi i lojtarit pas golit, i cili ka qindra pikëpyetje në kokën e tij. Mbi të gjitha është e ardhmja, pas një janari të lodhshëm që ka pasur më shumë kritika dhe mungesa.

Dusan-Vlahovic-Juventus-fed-up

Tashmë në ekip është një konkurrent i denjë për Vlahoviçin dhe quhet Randal Kolo Muani i cili ka shënuar 3 gola në 2 ndeshje. U përfol gjatë janarit edhe për një largim të Vlahoviçit, por diçka e tillë nuk ndodhi. Por çfarë pritet të ndodhë tani me të ardhmen e sulmuesit serb?

E ARDHMJA- Palët janë shumë larg një marrëveshjeje për të rinovuar kontratën. Sulmuesi serb e ka refuzuar ofertën e bardhezinjve, ndërsa nga ana tjetër Xhuntoli nuk ka asnjë dëshirë që ta përmirësojë atë. Besimi te serbi është humbur, por ai do të shfrytëzohet në maksimum deri në fundin e këtij sezoni për dy arsye. Arsyeja e parë lidhet me faktin se Juventusi kërkon vazhdimësi dhe Vlahoviç mund të japë një kontribut të madh nëse tregon versionin e tij më të mirë.

Kjo gjë do të sillte gjithashtu edhe rritjen e vlerës së Vlahoviçit për t’u shitur në verë. Në mënyrë që Juventusi të mos e humbasë me parametër zero, Xhuntoli po shikon opsionet ku mund ta sistemojë sulmuesin serb. Në horizont janë dy skuadra.

PSGja që shfaqi interes edhe në merkaton e janarit, si dhe Barcelona që kërkon të gjejë pasuesin e Levandovskit. Për këtë arsye, kjo gjysmë sezoni që ka mbetur do të tregojë shumë për Vlahoviçin dhe për të ardhmen e tij. Nuk duhet harruar edhe fakti se në ditët në vijim pritet një tjetër takim mes agjentëve të lojtarit dhe Juventusit dhe surprizat nuk përjashtohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link