
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë në ministerialin e katërt me temën mbi financimin e terrorizmit si kërcënim global i sigurisë në Munih.
Ai në këtë aktivitet është ftuar nga ministri Federal i Financave të Gjermanisë Jörg Kukies.
“Theksova angazhimet institucionale të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të terrorizmit dhe financimit të tij. Me këtë rast, para të pranishmëve potencova edhe sfidën e financimit nga Serbia të grupeve dhe individëve të caktuar, me qëllim të kryerjes së akteve terroriste brenda vendit tonë për të destabilizuar sigurinë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai tutje ka thënë se në fjalimin e tij ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me shtetet aleate në këtë betejë të përbashkët e cila përbën rrezik global.