STATISTIKAT/ Levandovski nuk ndalet, 36 vjeç dhe me ritmin e Mesit në La Liga


Postuar: Shkurt 20, 2025 | 15:08

Dy muaj e gjysmë pas herës së fundit që ishte në krye të kampionatit spanjoll (Java e 15-të), Barça është rikthyer përsëri të komandojë La Liga-n, pjesërisht falë 20 golave të Robert Levandovskit, i cili numëron 32 në total në këtë sezon, duke përfshirë dhe kompeticionet e tjera.levandovskiAi është vetëm një gol larg barazimit të rekordit të tij më të mirë me fanellën e Barçës. Në La Liga, sulmuesi polak ka shënuar 20 gola në 23 ndeshje, duke u bërë pjesë e grupit të përzgjedhur të lojtarëve që kanë shënuar njëzet gola në këtë fazë të kampionatit. Sipas faqes së internetit të klubit blaugrana, kanë kaluar pesë sezone që kur një lojtar i Barcelonës ka arritur shifra të tilla. Hera e fundit ishte në sezonin 2019-2020, kur Lionel Mesi arrinte 20 gola në 23 ndeshje.

Për Barcelonën, në 15 vitet e fundit vetëm Mesi, Suarez dhe Eto kanë mundur të shënojnë njëzet gola në Ligë në 23 ndeshjet e para të luajtura. Në rastin e argjentinasit, ai e arriti atë në njëmbëdhjetë sezone radhazi, nga sezoni 2009- 2010 deri në sezonin 2019-2020. Në rastin e Luis Suarezit, me gjashtë sezone në klub, ai e arriti atë në tri radhazi prej tyre, midis viteve 2016 dhe 2018. Shënuesi tjetër i Barçës në listë është Eto, kur kamerunasi shënonte 23 gola në 23 ndeshje në La Liga në sezonin 2008-2009.

Kësaj liste i është bashkuar dhe Levandovski, por me një ndryshim, pasi polaku e ka arritur një shifër të tillë në një moshë ku shumë kolegë të tij kanë varur këpucët në gozhdë. Me 36 vite e kusur mbi supe, Leva vazhdon të mahnisë dhe me këto ritme, shifrat e tij do të jenë vërtet të frikshme, duke na kujtuar lojtarin që bënte “kërdinë” te Bajerni i Mynihut, ku arriti dhe kulmin e vet personal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link