Spiropali pret ambasadorin e Suedisë, Ström: Intensifikim i bashkëpunimit parlamentar


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorin e Suedisë, Niklas Ström.

Gjatë takimit u diskutua mbi intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit e Riksdag-ut dhe vazhdimin e mbështetjes së Suedisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Kryetarja Spiropali i shprehu ambasadorit Ström ngushëllimet për ngjarjen tragjike në shkollën në Orebro dhe solidaritetin me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Suedisë mike.



Source link