Sot afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ! Pritet të regjistrohen 25 parti. Mbi 181 mijë persona do votojnë nga diaspora


Sot është afati i fundit për dorëzimin e kërkesave për regjistrimin e partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur kërkesat e 40 partive, ndërsa dje u regjistruan 15 subjekte politike, përfshirë PS, PD, Shqipëria Bëhet etj.

Sot pritet regjistrimi i 25 partive të tjera. Ndërkohë, afati për depozitimin e listave të kandidatëve për deputetë është 12 marsi.



Source link