Sodik nuk del sërish në stërvitjen e Partizanit, tre lojtarë jashtë për sfidën me fierakët në Kupë


Postuar: Janar 15, 2025 | 11:39

Partizani ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e sotme kundër Apolonisë, e vlefshme për 1/ 8-at e Kupës së Shqipërisë, kompeticion që “demat” nuk e fitojnë prej plot 21 vitesh, që nga viti i largët 2004.

Screenshot 2025-01-14 163320

Trajneri Veselinoviç pritet të aktivizojë një formacion të gërshetuar mes lojtarëve të stolit dhe një pjesë të titullarëve. Serbi në deklaratën e dhënë për mediat konfirmoi mungesat e Domgjonit dhe Bintsukës, i pari me probleme fizike dhe i dyti me gjendje gripale. Mungesë e deklaruar tashmë është edhe Kote, që sipas Veselinoviç, do të mungojë edhe të paktën një muaj.

Fakti është se serbi nuk ka shumë opsione në dispozicion, teksa nuk përjashtohet as aktivizimi i ndonjë lojtari të të rinjve, siç është Jata, i spikatur tek ekipi B. E paqartë mbetet situata e Sodik, që nuk është stërvitur pasditen e djeshme. Nigeriani po kërkon me ngulm për të firmosur me klube të tjera që kanë ofruar më shumë para.

Në këtë situatë Partizani e ka “bllokuar” dhe i kërkon të respektojë kontratë 3-vjeçare, të firmosur para dy muajsh. Nigeriani mund të marrë minuta kundër fierakëve. Siç dihet, kualifikimi në çerekfinale vendoset me ndeshje teke dhe Partizani nuk duhet ta diskutojë.

Screenshot 2025-01-15 113543

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link