Si të njohim shenjat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit?

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes mund të mos jetë ngurtësimi i muskujve, dridhjet dhe problemet e ekuilibrit sipas një studimi nga ekspertë në këtë fushë. “Në vend të kësaj, të folurit e dëmtuar mund të godasë më herët,” thonë studiuesit.

Më shumë se dhjetë milionë njerëz në mbarë botën mendohet se kanë këtë sindromë.

Çfarë është sëmundja e Parkinsonit

Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një zonë të trurit përgjegjëse për prodhimin e dopaminës, e cila ndihmon në koordinimin e lëvizjeve të trupit.

Përkeqësohet me kalimin e kohës pasi më shumë qeliza vdesin, duke krijuar siklet për të sëmurët që e kanë të vështirë të kryejnë detyrat e përditshme. Por me uljen e aktivitetit motorik, zvogëlohet edhe funksioni i kordave vokale, diafragmës dhe mushkërive, thonë ekspertët.

“Ndryshimet në të folur shpesh ndodhin edhe para çrregullimeve të funksionit motorik”. Kjo është “sepse të folurit të dëmtuar mund të jetë shenja e parë e sëmundjes”.

Pacientët me Parkinson në fazën e hershme mund të flasin më me qetësi. Kjo mund të jetë gjithashtu monotone, më pak shprehëse, më e ngadalshme dhe më e fragmentuar dhe mund të jetë shumë e vështirë për t’u vërejtur nga veshi.

Organizatat bamirëse vlerësojnë se rreth 145,000 njerëz në Angli dhe 500,000 në SHBA kanë Parkinson.

Simptomat, të tilla si ngurtësimi i muskujve, shfaqen shpesh vetëm kur rreth 80% e qelizave nervore janë humbur.

Megjithatë, asnjë test nuk mund të vërtetojë përfundimisht se dikush ka Parkinson.

Por kapja e saj herët mund të çojë në kontrollimin më të shpejtë të sëmundjes, sipas neurologëve kryesorë.

Mjeket po punojne tani për të gjetur një mënyrë për të zbuluar më herët sëmundjen e Parkinsonit, potencialisht përmes një aplikacioni celular.Lidhja midis Parkinsonit dhe anomalive të të folurit ka qenë e qartë që nga vitet 1960, por përparimet në teknologji e kanë bërë këtë më të lehtë për t’u analizuar. Studiuesit kanë përdorur inteligjencën artificiale për të studiuar mostrat e të folurit nga 61 pacientë me Parkinson dhe 43 vullnetarë të shëndetshëm. Një mikrofon u përdor në një kabinë të papërshkueshme nga zëri për të regjistruar fjalimin e të dy grupeve. Një algoritëm i AI është përdorur për të përpunuar regjistrimet dhe analizuar çdo ndryshim.

Ka plane për të zgjeruar keto studime për të zbuluar nëse kjo mund të jetë mënyra më e mirë për të diagnostikuar herët Parkinsonin.

BURIMI I LAJMIT

#të #njohim #shenjat #hershme #të #sëmundjes #së #Parkinsonit
#të #njohim #shenjat #hershme #të #sëmundjes #së #Parkinsonit