Si finale me Ilirinë, Luzi garanton spektakël


Postuar: Shkurt 28, 2025 | 16:37

Luzi 2008 udhëheq Grupin A dhe e vetmja humbje deri tani, është ajo me Sopotin disa javë më parë. E shtuna rezervon për Luzin dhe gjithë Grupin A një finale të parakohshme, teksa vendasit presin Ilirinë. Kujtojmë se dueli i fazës së parë në Fushë-Krujë u shoqërua me shumë probleme, tension dhe dënime nga Disiplina.

LUZI SOPOTI

Luznjakët shquhen për organizimet perfekte të ndeshjeve. Këtë fakt e pohon edhe presidenti Albert Lusha, i cili në prag të “finales” me Ilirinë, për “Panorama Sport” u shpreh: “Larg modestisë, jemi ndër ekipet ku mbizotëron ‘fair play’ dhe organizimi perfekt i garës. E keni parë që Sopoti na mundi në Luz dhe pas ndeshjes ishte gjithçka ‘fair play’, përtej vërejtjeve që kemi ndonjëherë për gjykimet. Duke pasur në përbërje lojtarë të rinj, kemi punuar t’u rrisim dëshirën për futbollin dhe cilësinë e tij, duke respektuar çdo rival, por pa harruar t’i mundim.

Iliria? Do të jetë një duel i fortë dhe i luftuar. Iliria, krahas Sopotit, mbetet ndër ekipet më të mira të grupit, por Luzi është mbi të gjithë dhe jo më kot kryesojmë. E çmoj si një finale të parakohshme takimin Luzi-Iliria. Besojmë fort se do marrim fitoren e radhës dhe ftoj të gjithë tifozët tanë që të na përkrahin, pasi u garantoj një spektakël të bukur në fushë”.

 

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link