Shuto Orizare mbushet me mbeturina, përplasje mes Qytetit të Shkupit dhe kryetarit Dudush


Lagjet dhe rrugë të Komunës së Shuto Orizares janë mbuluar nga mbeturinat. Për këtë qyteti i Skupit dhe kryetari i  komunës i hedhin faje njeri tjetrit.

Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit thonë se kanë zbuluar se kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka krijuar deponi ilegale. Sipas Qytetit të Shkupit, mbeturinat që i grumbullonte, në vend që t’i hidhte në deponinë “Drislla”, Dudush krijoi deponi në tokën e tij private dhe i ka detyruar qytetarët të paguajnë.

”Dudush ka vendosur kontejnerët e tij privatë në rrugët komunale, ndërsa në një faturë i ngarkon qytetarët për pastrimin e mbeturinave, për të cilat ka prova përkatëse. Më pas, edhe pse e dinte se ishte e paligjshme, mbeturinat i ruante në pronën e tij, pra një tokë private në pronësi personale, me të cilën kishte lidhur marrëveshje dhe ia kishte dhënë komunës me qira. Mbetjet që i grumbullonte ilegalisht dhe i ngarkonte, më pas në vend që t’i hidhte në deponinë e vetme të akredituar “Drislla”, ai krijoi për vete një deponi private”, thanë nga  Qyteti i Shkupit.

Për këtë nga Qyteti i Shkupit thonë se janë përcaktuar aktet, është bërë procesverbal dhe kallëzimi. Por kryetari i Shuto Orizares thotë se ka qenë i detyruar të krijojë deponi, pasi higjiena komunale nuk ka shkuar rregullisht për t’i mbledhur mbeturinat. Shton se nëse do të mblidheshin, nuk do të kishte deponi.

“ I kam lutur higjienën komunale që të vijnë për t’i mbledhur, por nuk i kanë mbledhur. Domethënë në mënyrë private me kamionë i kam mbledhur vetëm mos të qëndrojnë nëpër rrugë që të mos ketë sëmundje infektive. I kam marrë t’i ruaj në parcelën time përkohësisht derisa të hapim tender, dhe ndërkohë që merremi me situatën, nuk dimë se si të përballemi me aq mbeturina”, ishte përgjigja e Kurto Dudush, kryetar i komunës së Shuto Orizares.



Source link