Shtyhet kthimi në fushë për Berishën, Lacio nuk heq dorë nga mesfushori


Postuar: Janar 8, 2025 | 21:27

Medon Berisha vazhdon të jetë në fokusin e dy klubeve në Itali. I pari, ai i Leçes, pjesë e të cilit është aktualisht, shpreson që ta shohë në fushë sa më shpejt pas dëmtimit që pësoi pak ditë më parë.

berisha

Lojtari ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar dhe për mediat pranë klubit të Leçes, duket thuajse i pamundur kthimi i tij në fushën e lojës në fundjavë ndaj Empolit, një rivali direkt në luftën për mbijetesë.

Klubi i dytë të cilit i intereson mesfushori në këto ditë, është ai i Lacios, i cili ka kërkuar informacione për mesfushorin shqiptar. Prej disa ditësh në Itali qarkullon lajmi se trajneri Marko Baroni ka kërkuar Berishën si përforcim për mesfushën, por ka marrë fillimisht një përgjigje negative nga Leçe, pasi trajneri Marko Xhampaolo e sheh si një nga elementët kyç të lojës së tij djaloshin shqiptar, ndonëse e kishte për vetëm pak ndeshje në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link