Shqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

barna

Shqiptarët financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

barna

Vit pas viti, kostot e shpenzimeve nga xhepi për blerjen e barnave po shtohen për arsye se nevojat për mjekim të një popullsie në plakje rriten dhe nga ana tjetër fondet publike për për rimbursimin e barnave nuk po ndryshojnë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 u importuan mbi 28,1 miliardë lekë produkte farmaceutike 281 milionë euro).

Nga ana tjetër, fondi i rimbursimit të medikamenteve vitin e kaluar kishte një tavan prej 12 miliardë lekësh. Siç shihet, shteti ka kompensuar 120 milionë euro nga 281 milionë euro që kanë harxhuar qytetarët shqiptarë për mjekime. Rreth 160 milionë euro për produkte farmaceutike janë paguar nga të ardhurat vetjake.

Importi i produkteve farmaceutike në vlerë shënoi rritje vjetore 5% vitin e kaluar, ndërsa fondi i planifikuar për rimbursimin e barnave me 2024 është 12 miliardë lekë ose rreth 1% më i ulët se fakti i vitit të kaluar.

Në 2024 fondi për rimbursimin e barnave zuri 42,6% të vlerës së importeve nga 45% që zinte një vit më parë. Importet e barnave në vlerë kanë shënuar rritje me 16% ndërmjet 2019 dhe 2024, por burimet nga tregu pohojnë se nevojat e popullatës për produkte farmaceutike  janë shumë më të larta se importet.

Por Shqipëria si një vend  më nivel të lartë të varfërisë në popullatë dhe me të ardhurat më të ulëta në Europë nuk mund të ketë akses në terapitë inovative,

Në konsultimin e fundit të marrëveshjes  me Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar e këshilloi qeverinë të zgjerojë financimet publike për sektorët e shëndetësisë dhe arsimit.

Zhvillimet demografike të Shqipërisë tregojnë për presion në rritje të shpenzimeve në shëndetësi. Fondi vlerësoi se Shqipëria i ka hapësirat fiskale për të rritur shpenzimet për shëndetësinë. Edhe Banka Botërore në vlerësimet e mëparshme ka kërkuar rritje të investimeve për kapitalin human, me më shumë investime ne arsim dhe shëndetësi.

Shqiptarët ishin më të shqetësuarit në Rajon për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Rezultatet treguan se 24% e shqiptarëve ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim. Ky shqetësim ishte i pranishëm në një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonisë së Veriut 16%, Malit të Zi 20% dhe Serbisë 20%.

Përgjithësisht qytetarët në Rajon kanë nivele të larta të pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku më shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar,

Nivelet e larta të shetësimit  tek qytetarët shqiptarë lidhen me të ardhurat e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve. Të sëmurët kronikë në vend dhe ato me sëmundje të rralla paguajnë nga xhepi terapitë, pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit./Monitor

BURIMI I LAJMIT

#Shqiptarët #financuan #nga #xhepi #mln #euro #produkte #farmaceutike #më
#Shqiptarët #financuan #nga #xhepi #mln #euro #produkte #farmaceutike #më

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.