“Shqipëria dhe Mali i Zi në finishin e anëtarësimit…”, Komisionerja Marta Kos jep afatet


Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos tha se gjatë mandatit të saj, dy vende do të jenë në finishin e anëtarësimit në BE.

Sipas saj, Shqipëria dhe Mali i Zi janë në radhë për t’u anëtarësuar, duke dhënë si afat 2026 ose 2027 për të mbyllur të gjitha kapitujt.

Ajo u shpreh se disa vende të Ballkanit Perëndimor më lehtë janë anëtarësuar në NATO sesa në BE, ndërsa me Ukrainën u shpreh ajo po ndodh e kundërta.

“Gjatë mandatit tim mund të sjellim dy ndoshta tre vende në finishin e procesit të anëtarësimit, që do të thotë të mbyllin të gjitha kapitujt e negociatave. Një koment doja, për shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka qenë më e lehtë të bëhen anëtarë të NATO-s sesa anëtare të BE, ndërkohë tani kemi të kundërtën me Ukrainën dhe vende të tjera.

Në bazë të parimit të meritës janë Shqipëria dhe Mali i Zi që janë në radhë të parë. Megjithatë mund të vazhdojmë edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha Kos.

Ndërsa kryeministri Rama mes batutave tha: “I vetmi emër i ri që mund të pranojmë është SHBA apo Kanada”.



Source link