
Postuar: Shkurt 21, 2025 | 18:27
Ish-mesfushori Klaudio Markizio ka një kritik të fortë për Juventusin, të cilin e konsideroi “të vdekur mendërisht” pas humbjes zhgënjyese në Holandë kundër PSV-së.
“Pashë një ekip që ishte i vdekur mendërisht, me përjashtim të shtyllës së Vlahoviçit që mund të kishte rihapur gjithçka.
Zakonisht Juventusi nuk bën gabime në ndeshje të rëndësishme, por ata e kishin krejtësisht të gabuar qasjen e tyre. Nuk pashë grintën që duhej. PSV dominonte fizikisht dhe ishte gjithashtu dy herë më i mirë në nivel atletik.
Për mendimin tim, Juves i munguan liderët që të marrin pjesën tjetër të ekipit për dore. PSV-ja e meritoi totalisht kualifikimin. Tani Juventusi duhet të shërojë plagët që ka krijuar ky eliminim dhe të arrijnë objektivin minimal në kampionat “, tha ndër të tjera Markizio.
PANORAMASPORT.AL
