Shkurti nis me diell dhe vranësira, parashikimi i motit për fundjavën! Të dielën rikthehen reshjet e shiut, ja sa do jenë temperaturat


Postuar: Shkurt 1, 2025 | 8:58

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit.

moti reshje vranesira diell

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin.

Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra.

Në Alpe dhe relievet malore verilindje-juglindje në lartësinë mbi 800-1000metër ditën e diel, gjatë pasdites priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht veri, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9-17m/s,shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-4ballë.

e shtunee diel

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link