
Dihet prej kohësh se qumështi është i mirë për dhëmbët dhe kockat tuaja. Por një dietë e lartë me kalcium mund të ulë gjithashtu rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, thotë një studim i ri.
Sëmundja, e cila vret pothuajse 17,000 britanikë çdo vit, po rritet në moshën nën 50-vjeçare.
Sipas të dhënave më të fundit ndërkombëtare, kjo rritje po godet Britaninë në mënyrë më dramatike se shumica e vendeve të tjera perëndimore, përfshirë SHBA-në.
Studiuesit në SHBA, kanë gjetur se ata që konsumonin më shumë se 1700 mg kalcium në ditë – më shumë se sa doza ditore e rekomanduar e NHS – reduktuan rrezikun e kancerit të zorrëve, ose kancerit të zorrës së trashë, me më shumë se një të katërtën.
Shkencëtarët, të cilët gjurmuan më shumë se 470,000 të rritur, thanë se kjo krahasohej me ata që kishin një konsum ditor prej vetëm 400 mg – pak më shumë se gjysma e rekomandimeve të shërbimeve shëndetësore.
Duke shkruar në revistën JAMA Network Open , ata thanë: ‘Rritja e marrjes së kalciumit, veçanërisht në mesin e grupeve të popullsisë me konsum më të ulët, mund të shoqërohet me një reduktim në rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.’
Në përgjithësi, për çdo marrje shtesë të kalciumit prej 300 mg/ditë në total, me dietë dhe suplemente, pati një rënie prej 8 për qind, 10 për qind dhe 5 për qind në rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Kalciumi kishte një efekt të ngjashëm si nga burimet e qumështit ashtu edhe nga të tjera, duke sugjeruar se ishte faktori kryesor përgjegjës për uljen e rrezikut.
NHS këshillon se të rriturit e moshës 19 deri në 64 vjeç e lart kanë nevojë për 700 mg kalcium në ditë.
Bëni kujdes, konsumimi i më shumë se 1500 mg në ditë mund të çojë në dhimbje stomaku dhe diarre, pralajmërojnë mjekët.
Gjetjet vijnë vetëm disa muaj pasi ekspertët vazhduan të shprehin shqetësimin e tyre të vazhdueshëm për një ‘epidemi’ të kancerit të zorrëve tek të rinjtë./Përshtatur nga www.dailymail.co.uk
#Shkencëtarët #zbulojnë #ushqimin #që #mund #të #shmangë #kancerin #zorrës #së #trashë
#Shkencëtarët #zbulojnë #ushqimin #që #mund #të #shmangë #kancerin #zorrës #së #trashë