
15 Jan. Shkëlqeva në Superkupë, por u zhgënjeva. Jemi fokusuar në objektivat e tjera
[ad_1]
Postuar: Janar 15, 2025 | 16:48
Mehdi Taremi është rikthyer edhe një herë tjetër të hapë plagët e Interit. Sulmuesi iranian ka folur për mediat e vendit të tij në lidhje me finalen e Superkupës së Italisë.“Bëra një ndeshje shumë të mirë dhe ndoshta më të mirat me fanellën e Interit. U ndjeva mirë si në aspektin fizik ashtu edhe atë mental. Shënova edhe gol, por për çudi e humbëm. Humbëm totalisht kontrollin e ndeshjes pasi shënuam golin e dytë. Nuk duhet të bënim gabime të tilla, por i tillë është futbolli. Tani jemi fokusuar në objektivat e tjera dhe e dimë mirë që mund të shkojmë larg në këtë sezon. Ndeshje të tilla ndodhin, por duhet të gjesh forcën që t’i kalosh ato”, ka thënë iraniani.
PANORAMASPORT.AL

[ad_2]
Source link
Sorry, the comment form is closed at this time.