Shezni apo Inaki Pena, trajneri Flik tregon të preferuarin dhe i jep fund diskutimit te Barcelona


Postuar: Shkurt 5, 2025 | 17:45

Barcelona do të përballet nesër me Valencian, ndërsa sfida do të ketë vlerë për Kupën e Mbretit. Para këtij takimi ka folur trajneri Hansi Flik.

Screenshot 2025-02-05 174444

Tekniku i katalanasve tha për Sheznin se është zgjedhje e parë në të gjitha kompeticionet.

“Për mua, Shezni është numri 1. E zgjodhëm për personalitetin e tij, mënyrën si i bën gjërat, për stilin e tij si portier dhe mënyrën si luan. E kam thënë dhe herë të tjera, Inaki është po ashtu fantastik.

Shezni ka qenë gjithmonë shumë i mirë. Zgjedhja është bërë dhe ne duhet të shohim përpara”, u shpreh Flik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link