“S’bëj polemika për një 11-metërsh”, Bepe Marota: Në futboll pranohet gjithçka

#image_title


Postuar: Shkurt 4, 2025 | 20:40

Në mbyllje të asamblesë zgjedhore së Federatës italiane të Futbollit, e cila konfirmoi presidentin Gabriele Gravina në krye të Federatës së Futbollit, Bepe Marota, i rizgjedhur këshilltar federal, foli sërish me gazetarët e pranishëm për derbin, duke tentuar të shuajë çdo polemikë.

marota

“Penallti e mohuar ndaj Turamit? Le të shmangim çdo polemikë. Nuk lëmë vend për pengje, as për rezultatin dhe as për penalltinë, në futboll pranohet gjithmonë gjithçka”, deklaroi presidenti i Interit. Duke thënë këtë, numri një zikaltër komentoi për rizgjedhjen e Gravinës:

“I jep vazhdimësi një pune që ka nisur disa vite më parë dhe jam shumë pozitiv. Sepse ka një klimë të bukur në Federatë. Jam optimist, shpresoj për një të ardhme të ndritur për lëvizjen tonë. Të tjerët po na shikojnë dhe do të duhet të jemi të zotë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link