Sali Berisha mbërrin në Prokurorinë e Posaçme! Kreu i PD-së hipën në makinë dhe përshëndet me dy gishta protestuesit

#image_title


Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha u prit jashtë godinës së SPAK nga protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike në mbështetje të tij.

Kryedemokrati pasi mbërriti jashtë godinës hipi në makinë dhe përshëndeti me dy gishta mbështetësit.

Sali Berisha nuk bëri komente për gazetarët dhe u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.



Source link