Sa i bukur! Lori Hoxha zbulon fustanin e nusërisë (Foto)

#image_title


Lori Hoxha ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga dasma e saj e shumëpërfolur me Vis Bajraktarin.

Ajo ka postuar disa fotografi, ku në dy prej tyre shihet fustani i bardhë prej mendafshi, të cilin e zbukuronin gurët në pjesën e sipërme, duke theksuar siluetën e saj të mahnitshme.

Në përkujtim të vitit që lamë pas, Lori ka shkruar një mesazh të ndjerë në mbishkrimin e saj: “2024 më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025 ka dritë, e di që do të më gjejë.”



Source link