
Për 20% është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në repartin Ortopedisë në spitalin Klinik të Tetovës. Këtu çdo ditë të paktën 10 pacientë vijnë më lëndime trupore nga rrëshqitja në akull. Sipas mjekut Mirosllav Koçovski, dëmtimet më të shpeshta të tre ditëve të fundit janë nyjat e këmbëve dhe të duarve.
Kur jemi tek pastrimi i trotuareve shumica e qytetarëve ankohen se komuna nuk po punon mjaftueshëm për pastrimin e akulit dhe borës.
Nga komuna e Tetovës thonë se ekipet e NPK “Tetova” janë në terren dhe po i pastrojnë edhe trotuaret.
Ekipet ne NPK “Tetova” sot ishin në terren për të pastruar trotuaret, por duhet cekur se një pjesë e dyqaneve nuk kanë bërë pastrimin para hyrjes së tyre, gjë që e kanë obligim ligjor, kane thlnl nga komuna e Tetovës.
Pyetëm disa qytetarë se çfarë mendojnë për pastrimin e trotuareve nga dëbora, që pastaj bëhet akull.