
Postuar: Janar 9, 2025 | 23:11
Mançester Siti duket se po përgatitet që në pjesën e dytë të sezonit, të kthehet përsëri skuadra e pamëshirshme e cila ka dominuar futbollin britanik në vitet e fundit. Ekipi i Guardiolës, ka piketuar edhe atë që është përforcimi i parë i madh i kësaj merkatoje të janarit, ku “qytetarët” kanë shumë gjëra për të rregulluar pasi e shohin veten larg kreut në kamponat.
Klubi dhe sulmuesi egjiptian, Omar Marmush, kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë një marrëveshje parimore për detajet financiare të kontratës që pritet të lidhë 25-vjeçairn me anglezët e drejtuar nga Pep Guardiola.
Tashmë pritet që të gjendet akordi edhe me Eintraht Frankfurt, klubin që zotëron kartonin e tij, por bëhet e ditur se Mançester Siti është gati të shpenzojë 80 milionë euro për lojtarin i cili pritet të bëhet partneri i Erling Haland në repartin e avancuar. Një shifër që tregon edhe një herë se Siti nuk ka ndër mend të heqë dorë nga objektivat madhorë që ka, ndonëse për shumëkënd skuadra e Guardiolës ishte e destinuar që të mbyllte këtë sezon pa trofe e lavdi për shkak të çështjes së 115 shkeljeve financiare.
PANORAMASPORT.AL
