
Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në mbledhjen e asambleve të PS në Kamëz.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama tha se PS-së në zgjedhjet e 11 majit nuk i duhet thjesht një fitore aritmetike, por një triumf.
Sipas kryeministrit PS duhet të fitojë zgjedhjet për të vazhduar pa ndërprerje punën për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
“Brenda 2027 do ta mbyllim këtë negociatë. Nuk ka mundësi që ne të humbasim jo një vit, por asnjë muaj. Nuk ka mundësi që e të shkojmë në zgjedhje dhe të dalë një rezultat që mund të komprometojmë gjithçka. Nuk duhet thjehshtj një fitore aritmetike por triumf i PS”, tha kryeministri Rama.
Edi Rama: 11 maji janë zgjedhje jo vetëm për ne si PS por ka shumë shumë rëndësi rezultati. Rezultati ka rëndësi historike për Shqipërinë…BE është një dritare e hapur që ne duhet ta shfrytëzojmë përpara se të mbyllet. Nuk është një dritare që është e hapur përgjithmonë dhe të na presi ne kur të bëhemi gati. Ne mund të jemi gati, por dritarja mbyllet. Lufta në Ukrainë turbullirat gjeopolitike kanë krijuar nevojën brenda BE që të rritet numri i shteteve dhe BE të përfshijë brenda vetes anëtarë të rinj.
Brenda 2027 do ta mbyllim këtë negociatë. Nuk ka mundësi që ne të humbasim jo një vit, por asnjë muaj. Nuk ka mundësi që e të shkojmë në zgjedhje dhe të dalë një rezultat që mund të komprometojmë gjithçka. Nuk duhet thjehshtj një fitore aritmetike por triumf i PS.
Në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë dhe logon por duhet të mendijnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet ti mbyllë këto negociata brenda 2027.