
Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dalë partia e parë në asnjë komunë të Kosovës sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, pas numërimit të 97% të votave.LDK-ja nuk ka dalë e para as në komunat ku udhëheq në nivel lokal.
Rezultatet preliminare të KQZ-së pas numërimit të 97% të votave radhisin Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) të parën parti në 21 komuna të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës prin në tri komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë dhe partnerët e koalicionit janë të parët në tri komuna.Në nivel vendi, me 97.24% të votave të numëruara Vetëvendosje renditet e para me 335 mijë e 666 vota apo 41.08%.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.21% të votave apo 181 mijë e 522 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani me 17.75% apo 145 mijë e 040 vota.Koalicioni AAK-NISMA, Intelektualët, Konservatorët, kanë 7.47% të votave apo 61 mijë e 065.
Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës
.Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17.02.2008.