Reshje dëbore, ARRSH: Qarkullim normal në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë


Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti I keq me reshje dëbore në zonat malore dhe në zonat e tjera ka pasur prani të reshjeve të shiut. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë orëve të natës kanë filluar reshjet e dëborës në veri dhe ka prani dëbore në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë.

Ndër të tjera për të mbajtur nën kontroll situatën e bllokimit të rrugëve në terren, sipas Autoriteti Rrugor Shqiptar mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

Deri më tani nga reshjet e dëborës në zonat veriore nuk ka pasur probleme me qarkullimin në asnjë aks rrugor, fatmirësisht rrugët janë të lira në të gjithë zonat.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale I ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.



Source link