RENDITJA E SUPERIORES/ Partizanit i ikin të gjithë ekipet përpara, në fund rihapet plotësisht lufta për rënien


Postuar: Shkurt 21, 2025 | 19:44

Ndeshjet e para të javës së 26 të Superiores, kanë dhuruar rezultate interesante, të cilat kanë treguar edhe një herë krizën e Partizanit.

superiore renditja

Skuadra e cila shihet si pretendente për të fituar titullin, është mundur në shtëpi nga Bylisi dhe falë fitores së Dinamos ndaj Laçit dhe barazimit mes Vllaznisë dhe Elbasanit, sheh t’i largohen edhe më shumë ekipet që ka më lart në renditje.

Një krizë nga e cila nuk përfituan skuadrat që e ndjekin, pasi Elbasani mori vetëm një pikë e Laçi asnjë, pasi u mposht nga Dinamo, ndaj për momentin, katërshja e parë nuk i rrezikohet të kuqve pavarësisht humbjes së dytë radhazi.

Ndërkaq, në fundin e tabelës ka luftë të rihapur plotësisht nga fitorja e Bylisit, i cili del edhe një herë nga zonë e ftohtë dhe vë në trysni ekipet që ka më pas.

JAVA 26

21.02.2025

Dinamo-Laçi 2-0

Partizani-Bylis 2-3

Vllaznia-Elbasani 1-1

22.02.2025

Skënderbeu-Egnatia

Teuta-Tirana

sdffdsfdsfdsfsdfdssfdfsd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link