Realizohet me sukses Prostatektomia Radikale Laparoskopike (LRP) në QSUT

Për herë të parë në Shqipëri, në institucionet shëndetësore publike, realizohet me sukses Prostatektomia Radikale Laparoskopike (LRP) në QSUT “Nënë Tereza”.

Një pacient 62-vjeçar, i diagnostikuar me kancer të prostatës, iu nënshtrua një ndërhyrjeje mini-invazive që siguron më pak traumë, më pak komplikacione dhe rikuperim më të shpejtë.

Ndërhyrja u krye nga ekipi operator, i përbërë nga kirurgu urolog Dr. Shk. Aurel Janko, kirurgu Dr. Orjent Hasanaj, anesteziste-reanimatore Dr. Zamira Hysenaj, instrumentare Eliora Goxhabelliu dhe kryeinfermiere Trendelina Rexhmataj.

BURIMI I LAJMIT

#Realizohet #sukses #Prostatektomia #Radikale #Laparoskopike #LRP #në #QSUT
#Realizohet #sukses #Prostatektomia #Radikale #Laparoskopike #LRP #në #QSUT