Rapidi “çmendet” pas lojtarëve shqiptarë, klubi i Bukureshtit duhet të paguajë 1 milionë euro për talentin e Superligës


Postuar: Janar 21, 2025 | 18:25

Drilon Hazrollaj është dëshirë e Rapidit të Bukureshtit. Klubi rumun kërkon të afrojë një tjetër lojtar shqiptar, pasi më parë ka goditur me afrimin e Albion Rrahmanit dhe Ermal Krasniqit.

Screenshot 2025-01-21 182453

Hazrollaj është pjesë e Malishevës prej vitit 2022, ndërsa ka spikatur në dy sezonet e fundit. Në Rumani tregojnë se te Malisheva presin rreth 1 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kontrata e Hazrollajt është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Kështu dhe Malisheva është e gatshme për largimin e tij në rast të ofertës së duhur.

Një tjetër afrim ishte ai i Florent Hasanit, pikërisht në dhjetorin e vitit 2023. Aventura e këtij të fundit nuk shkoi si pritej. Kështu Rapidi do të kthehej pas 1 viti, për të afruar tjetër shqiptar të Kosovës.

hazrollaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link