Rama: Mua më duhet të rri edhe pak, të përmbush misionin patriotik!


Edi Rama: Çfarë kam tradhtuar unë? Apo se Shqipëria është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre shekullore? Duhet menduar si shqiptarë këtë moment, as si socialist, as si demokrat. Në 3 mandate kanë qenë mbi 60 ministra, dy ministra janë dënuar nga mandati i parë, njëri nga PS, njëri nga partia aleate ndjesë pastë, një i tretë në paraburgim, dhe një i katërt në arrati, zv.kryeministri. Nëse flisni për luftën kundër korrupsionit, e dini pse ju erdhi dita të flisni? Nëse Kua kua-të flasin për njerëz të dënuar, këtë ditë e solli PS dhe vizioni për të hyrë në BE, lërini broçkullat dhe fokusohuni në këtë mision patriotik, unë duhet të rri dhe pak që të përmbush këtë fat, sepse nuk mund të rrezikojmë.  Sot hakmarrja ka emër dhe destinacion, që është Shqipëria në BE.



Source link