Qeveria ul me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike/ Qytetarët: Tallje, e dua Ramën, duhej të ulej me 25%

4d358f33 e26c 459a 8690 80a5c7086c58

Qeveria ul me 1 lekë çmimin e energjisë elektrike/ Qytetarët: Tallje, e dua Ramën, duhej të ulej me 25%

[ad_1]

Enti Rregullator i Energjisë të ul me 1 lekë për kilovat, çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët. Ky vendim ka sjellë reagime të ndryshme nga qytetarët.

Në një intervistë për fax News, me gazetaren Sedjana Huna, qytetarët, disa prej tyre janë të kënaqur dhe e shohin këtë si një hap pozitiv, duke theksuar se çdo ulje, sado e vogël, ndikon në lehtësimin e barrës financiare:

“Çdo ulje është e mirëpritur. Edhe pse është e vogël, tregon që mund të bëhen hapa drejt përmirësimit.”

Ndërkohë, ka edhe nga ata që e konsiderojnë këtë ndryshim të papërfillshëm dhe të pamjaftueshëm për të përballuar kostot e larta të jetesës:

“Një lek nuk bën asnjë ndryshim. Me rritjen e çmimeve të tjera, kjo ulje nuk ndihet fare.”

Në një kohë kur shpenzimet për energji dhe jetesë janë në rritje, ky hap i vogël ka ngjallur një debat mbi efektivitetin e masave të tilla. Pyetja mbetet: a është kjo një zgjidhje reale apo vetëm një përpjekje simbolike?

[ad_2]

Source link

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.