
Shumë qytetarë që banojnë në pjesën qendrore të Kumanovës, janë ankuar se kanë mbi 4 orë pa furnizim me energji elektrike
Ata thonë se situata bëhet më e vështirë sepse ndërprerja ka qenë e paparalajmëruar dhe se po ndodh në periudhën e vitit kur temperaturat janë të ulëta dhe nuk ka ngrohje alternative në këtë pjesë të Kumanovës, pos energjisë elektrike.
Nuk po kryen punë as batanija” – thotë njëri nga qytetarët
Pyetëm në EVN dhe nga atje thonë se ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti. Një pjesë është sanuar, por për të tjerët që pritet t’i zë errësira pa rrymë – thonë se “vijon puna në terren deri në sanimin e plotë dhe normalizimin me energji elektrike për konsumatorët”.(TV21)