
Gjatë takimit në Zyrën Ovale ndërmjet Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, një reporter pyeti Zelenskyn për zgjedhjen e veshjes se tij. Ai iu drejtua presidentit të Ukrainës duke e pyetur pse nuk kishte veshur një kostum dhe nëse zotëronte një të tillë.
Kjo pyetje shkaktoi disa të qeshura nga të pranishmit, përpara se Zelensky të shpjegonte arsyet e tij për mosveshjen e kostumit. Zelensky tha se do të rikthente veshjen zyrtare pasi të përfundojë lufta në Ukrainë.
Debati i Zelenskyt me gazetarin:
Gazetari: Pse nuk veshni kostum? Jeni në postin më të lartë të vendit. A keni një kostum?
Zelensky: Do të vesh një kostum pas përfundimit të luftës. Ndoshta diçka si kostumi juaj, ose ndoshta diçka më mirë, nuk e di.