“Protesta lajmëroi fitoren e PD në 11 maj”, Ivi Kaso: Urdhër arreste për aktivistët, ndalohen edhe të mitur


Sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës, ka shtuar dhe më shumë panikun e Edi Ramës.

Me anë të një deklarate për mediat, Kaso u shpreh se janë arrestuar disa aktiviste, ndërsa është ndaluar edhe një  mitur.

Sipas tij pjesëmarrja në protestën e djeshme është një lajmërim për fitoren e zgjedhjeve më 11 maj.

“Qëllimi është një: Frikësimi i opozitareve pas panikut për protestën madhështore që lajmëroi mbrëmë fitoren e Partisë Demokratike më 11 maj. Por e historia ka treguar se demokratët nuk i kanë trembur kriminelët e diktaturës, aq më pak do i trembin fotokopjet e tyre

Partia Demokratike i bën thirrje nipit të qoftëlargut dhe shërbëtorit të narkoshtetit të frenojë përdorimin e policisë kundër opozitës dhe ti përdorë kundër krimit”, tha ai.



Source link