Procesohet 90% e numërimit të votave për deputetë, ja sa vota morën kandidatët për kryeministër


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë.

Deri në ora 11:26, kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka marr 259 mijë e 532 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

I dyti radhitet kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota.

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së mori 109 mijë e 202 vota deri në përditësimin e orës 11:26 të KQZ-së.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj mblodhi gjithsej 37 mijë e 752 vota.

IMG 4932
Procesohet 90% e numërimit të votave për deputetë, ja sa vota morën kandidatët për kryeministër 2



Source link