
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Pas hedhjes së votës, Osmani tha sot është ditë e rëndësishme për vendin tonë. “Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ë mbajmë të tillë dhe të zhvillojmë edhe më tej, sot është ditë vendimtare”, theksoi ajo. Sipas saj, nga sot determinohet parlamentit dhe institucionet e tjera.