
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka u uruar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë.
“Komuniteti ashkali përbën pasuri kulturore dhe historike për shtetin e Kosovës. Diversiteti është një vlerë e madhe për shoqërinë tonë, ndaj komuniteti ashkali pasuron jetën e përbashkët me trashëgiminë e tij. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të siguruar që të gjitha komunitetet, edhe ai ashkali t’i gëzojnë të drejtat e plota, mundësitë e barabarta dhe gjithëpërfshirjen. Gëzuar Ditën e komunitetit ashkali në Kosovë”, thaOsmani.