Presidentja Osmani në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Kosova është e angazhuar për paqe dhe siguri globale


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se Konferenca e Sigurisë në Mynih ofron mundësi të jashtëzakonshme për diskutime dhe partneritete të reja, raporton GazetaBlic.Ajo theksoi angazhimin dinamik të Kosovës në këtë platformë globale, duke kontribuar në diskutime të rëndësishme për paqen dhe sigurinë në një mjedis gjeopolitik të ekspozuar ndaj rreziqeve.

E plotë:Përveç takimeve bilaterale, Konferenca e Sigurisë në Mynih është një mundësi e jashtëzakonshme për diskutime të rëndësishme dhe partneritete të reja.

Nga prezentimet në panele, tek aktivitetet e ndryshme të organizuara përgjatë dy ditëve, Kosova ishte prezente në këtë platformë globale me një angazhim dinamik në interes të vendit.Në një mjedis gjeopolitik të ekspozuar ndaj rreziqeve të vazhdueshme, angazhimi i përbashkët për ruajtjen e paqes dhe sigurisë mbetet një prioritet global.



Source link