
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Munih, u takua me anëtarin e presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq.
Presidentja Osmani në një postim në Facebook ka njoftuar se gjatë këtij takimi kanë biseduar rreth bashkëpunimit për të ardhmen euro-atlantike të dy vendeve.
“Në Munih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, ka shkruar Osmani.