
Presidenti Argjentinas Javier Milei po përballet me thirrje për shkarkim dhe padi në gjykatë duke e akuzuar për mashtrim pasi promovoi një kriptomonedhë në median sociale.
Milei postoi në rrjetin social X për kriptomonedhën LIBRA ditën e Premte për të cilën ai tha se do të ndihmonte në financimin e bizneseve të vogla dhe startupeve.
Ai e postoi lidhjen ku përdoruesit mund ta blinin duke bërë të vlera e saj të rritej me shpejtësi. Por brenda pak orësh ai e fshiu postimin e tij dhe kriptomonedha u zhyt në vlerë duke bërë që shumica e investitorëve të humbisnin paratë e tyre.
Disa anëtarë të opozitës në Kongres thanë se planifikonin të hapnin procedurat për shkarkimin e Milei. Në të njëjtën kohë disa jurisë dërguar një padi në gjykatën kriminale të Argjentinës duke e akuzuar presidentin për mashtrim.
Shumë investitorë dhe njerëz kanë akuzuar Milei për atë që konsiderohet si “rug pull” ku promovuesit e një kriptomonedhe nxisin njerëzit ta blejnë dhe më pas e shesin vetë duke shkatërruar vlerën e saj.
Zyra e presidentit Argjentinas tha ditën e Shtunë se e kishte hequr postimin për të shmangur atë që e quan “spekulim” pas reagimit publik që pati.
Më pas shtoi se Milei nuk ishte përfshirë në krijimin e kriptomonedhës dhe se zyra kundër korrupsionit do të hetonte dhe përcaktonte nëse dikush është sjellë në mënyrë të pahijshme.
Ish presidentja Kristina Fernandez de Kirchner e cila tani është në opozitë e quajti Milei një mashtrues kriptomonedhash. /PCWorld Albanian