Arsenal FC ka 22 vite që pret titullin kampion në Premierligën angleze. Këtë sezon shanset janë më të mëdha se sa kanë qenë prej kohësh. Por pikërisht kjo duket se po paralizon skuadrën e trajnerit Mikel Arteta.
Gabimet po grumbullohen te Arsenali në garën për titull
Në mesin e janarit, Arsenali ishte tashmë shtatë pikë përpara rivalëve të tyre më të rrezikshëm, Manchester City. Por pas kësaj gabimet u grumbulluan. Skuadra e Artetës nuk mundi të kalonte barazimin kundër Brentford (1:1) dhe Wolverhampton Wanderers (2:2). Epërsia ndaj Cityt është ende pesë pikë, por skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më pak.
A po qëndrojnë nervat e Arsenalit? Sidomos duke pasur parasysh se Topçinjtë kishin humbur tashmë një avantazh prej tetë pikësh ndaj Manchester City dy vjet më parë. Testi tjetër për Arsenalin është kundër Chelseat në fundjavë – si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga pikëpamja nervore.
