Planifikohen ndryshime të mëdha te liqenorët në merkato. Pogradeci, largohet Topllari dhe rikthehet Berberi

#image_title


Postuar: Janar 7, 2025 | 21:46

Në kampin pogradecar nuk kanë munguar zhvillimet që kanë të bëjnë me hyrje daljet në merkaton e dimrit. Burimet pranë këtij klubi bëjnë të ditur se në radhët e skuadrës liqenore është afruar Kevi Berberi. Për mesfushorin pogradecar, afrimi te Pogradeci konsiderohet rikthim te skuadra e vendlindjes.

topllari

Nga gushti i vitit të kaluar e deri në fund të dhjetorit, 28-vjeçari Berberi ka qenë pjesë e skuadrës së Valbonës, ku është aktivizuar për 467 minuta. Nga të njëjtat burime, bëhet e ditur se drejtuesit po studiojnë mundësinë e ndonjë afrimi cilësor pranë skuadrës. Krahas afrimeve në radhët e liqenorëve, ka pasur dhe largime. Bëhet fjalë për sulmuesin Eldjon Topllarin. “Divorcin” e ka bërë zyrtare vetë futbollisti përmes një postimi në rrjetet sociale. “Pas shumë vitesh kontribut me skuadrën e Pogradecit, ka ardhur momenti për të ndarë rrugët. I uroj Pogradecit suksese në vazhdim”, shkruan Topllari. Ndërsa për “Panorama Sport” ai pohon:

“Jam larguar nga Pogradeci dhe tashmë po shqyrtoj mundësi dhe alternativa të tjera”. Në këtë edicion, 28-vjeçari është aktivizuar te liqenorët në 10 ndeshje. Në vijim priten edhe disa lëvizje të tjera, pasi shumë emra po lakohen si në dalje dhe në hyrje, por mungon zyrtarizimi i tyre. Ndërkohë, skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Kukësit, që do të zhvillohet të premten. Ndeshja me Kukësin është e para për këtë vit për Kategorinë e Parë dhe për javën e 18-të. Pas javës së 17-të, skuadra liqenore është e pozicionuar në vendin e gjashtë me 23 pikë.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link