Pikantet e Klasikes Vllaznia-Tirana/ Tifozët bardheblu largohen pas golit, ja çfarë nuk u pa në TV


Në ndeshjen e djeshme mes Vllaznisë pati disa të veçanta. Duke filluar nga kartonët në pankinë, vërshëllimat, por edhe pëllumbat e tifozët e Tiranës që braktisin stadiumin. Ja disa prej tyre…

VLLAZNIA-TIRANA

-Pritej një numër më i madh tifozësh në shkallët e “Loro Boriçi”. Megjithatë numri i mbështetësve është më i madh se zakonisht në impiant. Në Klasike ishin të pranishëm rreth 3500 tifozë.

-Nuk mungojnë as tifo grupet ultras të dy ekipeve që lëshojnë “replika” ndaj njëri-tjetrit.

-Në tribunën e gazetarëve për të parë ndeshjen ka qenë edhe Matko Djarmati. Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë.

-Në stadium për të ndjekur ndeshjen janë edhe dy ish-sulmuesit e Vllaznisë, Hebaj dhe Çinari. Që shohin skuadrën e tyre të zemrës në duel ndaj bardhebluve, të cilëve iu kanë shënuar në të shkuarën.

-Forca të shumta policore rrethojnë tribunën ku do vendoseshin tifozët miq. Kjo për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

-Krymi që pritej titullar e nis nga stoli. Një gjendje gripale mësohet se të ketë qenë shkaku kryesor që mesfushori nuk e nisi duelin nga minuta e parë.

-Batuta e një tifozi dëgjohet, ku shprehet: “Më keq se sot, zor se i gjeni ndonjëherë”. Kjo, duke i referuar formës së dobët që po kalon Tirana.

-Ndeshja fillon pak çaste me vonesë. Kjo pasi Vllaznia ka lënë disa piketa në fushë. Të cilat largohen me shpejtësi nga stafi kuqeblu.

-Tifozët ultras të Tiranës nisin të dalin nga stadiumi në minutën e 12-të, në shenjë proteste ndaj policisë që nuk lejonte simbolet bardheblu. Po në të njëjtin moment, Haxhiu me një “perlë” dërgon topin në rrjetë. Gol që duket se kthen “mendjen” e mbështetësve kuqeblu. Megjithatë në sektorin mik mbetën vetëm pak tifozë, pasi shumica u larguan.

-Tirana humbet një rast thuajse të sigurt për shifrat 0-2. Gugash Magani nuk i beson syve se çfarë humbasin futbollistët e tij.

-Brdariç e nis menjëherë me zëvendësim pjesën e dytë. Duke lënë në dhomat e zhveshjes Jagon e duke hedhur në fushë, Çobën. Me sulmuesin që çuditërisht kalon në krahun e majtë të mbrojtjes.

-Një inkursion personal i Malës emocionon tifozët shkodranë, që “shfrenojnë” edhe fantazinë duke e krahasuar me Mesin.

-Në këmbë i gjithë “Loro Boriçi” që “shpërthen” pas golit të Balajt. Me sulmuesin që konfirmon bardheblutë si gjahun e preferuar.

-Është i nevrikosur në një moment Magani me të tijët që nuk merren vesh, duke i dhuruar një goditje këndi kuqebluve.

-Debuton te Tirana, Emanuel Ernest, sulmuesi i afruar së fundmi tek bardheblutë.

-Karton të verdhë për Krymin në pankinë për shkak protestash. Mesfushori do të mungojë ndeshjen e ardhshme kundër Skënderbeut pasi ka plotësuar numrin 4 të ndëshkimeve.

-Debuton edhe Mensah te Vllaznia, me sulmuesin që vetëm 24 orë para ndeshjes nuk dihej nëse do të luante apo jo.

-Heroik në fund Jukaj që shpëton 3 pikët për Vllazninë. Portieri i ri merr përgëzimet e gjithë stadiumit.

-Në minutën e 33-të, vërshëllima në stadium për vendasit nga tifozëria e tyre, shumë e pakënaqur me atë që po sheh në fushë.

-Pas golit të fitores, pëllumba me shirita kuqeblu përshkrojnë ovalen e stadiumit “Loro Boriçi”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link