Pezullohen 10 lojtarë! Bilanc “lufte” pas derbit, Partizani dhe Tirana gjymtohen para sfidave delikate në Superiore


Postuar: Shkurt 9, 2025 | 21:48

Dukej një derbi mjaft i qetë në “Arena e Demave”, përsa i përket skuadrave. Kjo vetëm deri në minutën e 90-të, kur Partizani barazoi shifrat.

Foto/ F. Hazisllari

Foto/ F. Hazisllari

Më pas përplasjet në stol dhe fushë pushtuan sfidën. Gjyqtari Hamiti e nxorri 7 herë kartonin e kuq për lojtarët e Partizanit dhe Tiranës.

Marku, Gjumsi, Mici dhe Kozi iu drejtuan dhomave të zhveshjes nga Tirana. Në anën tjetër Gudjufi, Bytyçi dhe Taipi bënë të njëjtën gjë pasi panë kartonin e kuq.

Të gjithë këto përkthehen me mungesa të rëndësishme në javën pasardhës. Kujtojmë se Partizani udhëton në transfertën e Egnatias, ndërsa Tirana pret Skënderbeun. Të dyja sfida delikate për secilën skuadër.

Si të mos mjafton kartonët e kuq, lojtarë të Tiranës dhe Partizanit do të mungojnë dhe për shkak plotësimi kartonësh. Bardheblutë nuk do të kenë po ashtu shërbimet e Përgjonit dhe Ndrecës.

Partizani duhet të vuajë mungesën e Janjevës. Kështu ky derbi ka prodhuar plot 10 të pezulluar.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link