Përkundër sulmeve të opozitës dhe mediave, Gërvalla e Kusari përforcuan besimin në popull duke marrë më shumë se 20 mijë vota në krahasim me zgjedhjet 2021


Tashmë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve(KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të e votave të rregullta për subjektet dhe kandidatët e partive politike të cilët garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në bazë të rezultateve të deritanishme (pa diasporën dhe votave me kusht) Lëvizja Vetëvendosje është bindshëm fituese e këtyre zgjedhjeve duke kryesuar me 40.9 %, pastaj PDK me 22 %, LDK 17.6 % ndërsa AAK me 7.4%.

Edhe në votat për deputet të të gjithave partive politike, kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje me kolaicionin Guxo dhe Alternativa kanë marrë vota masive nga qytetarët e Kosovës duke lënë shumë mbrapa kandidatët e partive të tjera.

Por ajo që bien në sy në këto zgjedhje është se kryetarja e partisë ”Alterantiva” Mimoza Kusari Lila dhe bashkëkryetarja e partisë Guxo Donika Gërvalla kanë marrë më shumë se 20 mijë vota në  krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Janë   pikërisht zv.kryeministrja dhe Mimistrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila të cilat përgjat 4 viteve të kaluara janë sulmuar brutalisht nga opozita dhe mediat e tyre me propaganda dhe shpifje nga më të ulëtat.

Por këto sulme të vrazhda si duket kanë pasur efekt pozitiv në përforcimin e besimit të tyre në popull duke qenë se Kusari e Gërvalla morën vota  më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara.

Nëse i krahasojmë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 dhe 2025  sipas të dhënave të  KQZ-së në vitin 2021 Mimoza Kusari kishte gjithsej 53,618 vota ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti deri më tani pa votat e diasporës dhe ato me kusht ka arritur në 70,015 vota.
Në anën tjetër bashkëkryetarja e Partisë Guxo Donika Gërvalla në zgjedhjet e vitit 2021 kishte gjithsej 71,722 vota ndërsa në këto zgjedhje ka arritur në 90,824 vota pa votat me kusht dhe ato të diasporës. Në bazë të të dhënave nga KQZ-ja Donika Gërvalla dhe Mimoza Kusari secila prej tyre ka marrë marrë më shumë vota se sa koalicioni AAK-NISMA I cili në tërësi numëron 62 mijë vota.



Source link