
Ka përfunduar samiti i Britanisë për Ukrainën.
I pranishëm në këtë samit ishte edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bashkë me disa nga krerët e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.
Diskutimet në këtë organizim të kryesuar nga kryeministri britanik, Keir Starmer, zgjatën për dy orë.
Tanimë pjesëmarrësit veçse janë larguar nga Shtëpia e Lancasterit.
I pari i Ukrainës, Zelensky pritet të shkojë në Sandringham për t’u takuar me Mbretin Charles III, shkruan BBC transmeton Klankosova.tv
The post Përfundon Samiti i Britanisë për Ukrainën appeared first on Klan Kosova.