
– Milani është përballur deri më tani me 11 kundërshtarë të ndryshëm spanjollë në kompeticionet europiane, por ky do të jetë vetëm takimi i parë i këtij lloji kundër Gironas. Nga ana tjetër, skuadra spanjolle nuk është përballur asnjëherë me një skuadër italiane në këto turne.
– Milani është në një seri pozitive prej katër ndeshjesh në Ligën e Kampioneve të këtij sezoni, teksa Girona vjen nga tre humbje radhazi. Ekipi spanjoll gjithashtu ka humbur 3 transfertat e fundit.
– Kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në Europë dhe janë një skuadër që shënon 42% të golave mes minutave 61 dhe 75.
– “Djalli” ka mundur gjithnjë të shënojë në secilën 3 ndeshjet e tij në shtëpi në Champions-in e këtij sezoni, teksa Girona nuk ka shënuar ende në transfertë sivjet në Europë. – Milani ka shënuar të paktën një gol në 6 ndeshje radhazi dhe ka pësuar të paktën një gol në secilën prej pesë ndeshjeve të fundit.
– Milani ka mbyllur pjesët e para në avantazh në 38 për qind të ndeshjeve, ndërsa spanjollët në 33% të ndeshjeve. E njëjta përqindje vlen edhe pjesët e para të secilës prej këtyre dy skuadrave.
– Vetëm Edon Zhegrova i Lilës (39) ka kompletuar më shumë driblime se Rafael Leao (38) në këtë Ligë të Kampioneve. Numri 10 kuqezi, i cili ka regjistruar 7.6 driblime pozitive çdo 90 minuta lojë në 2024/ 2025, mban vlerën e dytë më të lartë e regjistruar ndonjëherë nga një lojtar i Milanit që nga viti 2003/2004. Rekordin e klubit e mban po vetë Leao në sezonin 2021/2022 (8 çdo 90 minuta).
– Kur “Djalli” kalon i pari në avantazh në ndeshjet në shtëpi, ai i fiton ndeshjet nën 75 për qind të rasteve. Kur Girona kalon 1-0 në epërsi në transfertë, arrin të fitojë ndeshjen 61 për qind të rasteve. – Kuqezinjtë nuk kanë mundur të përmbysin asnjë dizavantazh në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Diçka të tillë sivjet në Europë nuk ka mundur ta bëjë dot as Girona.
– Girona ka humbur tre transfertat e para në Champions pa shënuar asnjë gol. Në historinë e turneut, e vetmja skuadër që humbi katër ndeshjet e para pa shënuar ishte Rapidi i Vienës midis 1996 dhe 2005.
– Milani shënon 2.07 gola kur luan në shtëpi ndërsa Girona shënon 1.03 gola kur luan në transfertë (mesatarisht).
– “Djalli” ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër skuadrave spanjolle, e fundit prej të cilave ishte jashtë fushe kundër Real Madridit në ndeshjen e katërt të këtij turneu (3-1). Kuqezinjtë nuk kanë fituar kurrë tre ndeshje radhazi kundër kundërshtarëve spanjollë në Champions.
– Milani i ka fituar katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve: në dy sezonet e mëparshme në të cilat klubi kuqezi arriti më shumë se pesë fitore radhazi, ata arritën në finale (gjashtë radhazi në 1992/1993, pesë në 2004/2005), megjithëse të dyja herë ai humbi finalen për titullin.
PANORAMASPORT.AL
