Përballja në mbrëmje, makthi më i madh i Juventusit në Champions është… Benfika


Postuar: Janar 29, 2025 | 9:56

Juventusi ka humbur 6 nga 8 takimet e mëparshme me Benfikën në kompeticionet evropiane (1F, 1B) dhe, në garat evropiane, bardhezinjtë kanë humbur më shumë herë vetëm kundër Real Madridit (10). Benfika i ka fituar të katërta takimet e mëparshme me Juventusin në Ligën e Kampioneve.

Screenshot 2025-01-29 095403

Së bashku me PSG-në (2/2) dhe Shtutgartin (1/1), klubi portugez është një nga tre klubet që mund të mburret me një rekord prej 100% fitoresh kundër “Zonjës së Vjetër”. Juventusi fitoi ndeshjen e fundit në shtëpi në këtë Ligë të Kampionëve, duke mposhtur Mançester Sitin 2-0 në dhjetor.

Hera e fundit që bardhezinjtë fituan dhe mbajtën portën e pastër në dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion ka qenë në edicionin 2018-19, 1-0 kundër Valencias dhe më pas 3-0 kundër Atletiko Madridit. Benfika ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit jashtë në Champions, pavarësisht se ka pësuar gola në secilën prej këtyre ndeshjeve.

3-1 kundër Salzburgut, 2-1 kundër Yllit të Kuq dhe 3-2 kundër Monakos. Juventusi nuk ka pësuar gol në asnjë nga tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve. Hera e fundit që bardhezinjtë arritën të mbanin katër porta të paprekura radhazi në kompeticion ishte në sezonin 2016-17 (6), kur arritën në finale nën drejtimin e Maks Alegrit. Benfika ka bërë më shumë kundërsulme (19) në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, baras me Liverpoolin.

Nga këto 16, 6 u shënuan në ndeshjen e fundit, të humbur ndaj Barcelonës. Dushan Vlahoviç ka shënuar 4 gola në 6 paraqitje këtë sezon për Juventusin në Champions, dyfishi i numrit të përgjithshëm të golave që ka shënuar në dy sezonet e tij të mëparshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link